“Është zbuluar vetëm maja e ajsbergut”, deputeti i PD-së tregon EMRAT e politikanëve që fshihen pas aferës së inceneratorëve: Vjedhja nuk mund të bëhej pa dijeninë e…

0
568
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka ndarë në rrjetet sociale një video mbi aferën e inceneratorëve, ku thekson se “është zbuluar vetëm maja e ajsbergut”.

Sipas deputetit, hetimet i kanë dhënë të drejtë PD-së, ku “17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit”.

Mesazhi i deputetit:

430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Zjarr Tv Ad