Espanyol ndal vrullin e Realit në sekondat e fundit

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reali i Madridit pësoi një humbje në sekondat e fundit të transfertës katalane, ndaj Espanyolit, me rezultatin minimal 1-0. Pa shumë prej titullarëve, të cilët ishin lënë pushim nga Zidane, Bale, Isco dhe Asensio ishin ata që kishin barrën për të gjetur golin për madrilenët. Por edhe këtë herë uellsiani dhe fantazisti spanjoll nuk bindën, duke u zëvendësuar nga Zidane në pjesën e dytë. Sa përket ndeshjes, Reali dominoi kontrollin e topin, por vetëm kaq, pasi mundësitë e shënimit ishin të njëjta për të dyja skuadrat. Espanyoli gjeti golin e fitores vetëm në minutën e 3-të shtesë, duke befasuar madrilenët me anë të sulmuesit Moreno. Kjo ishte sfida e parë e javës së 26, ndërsa me këtë rezultat Reali mbetet në vendin e 3-të, me 51 pikë të grumbulluara, por rrezikon të parakalohet sërish nga Valencia, në rast se këta të fundit fitojnë në sfidën e tyre nesër.

 

Zjarr Tv Ad