Olti Curri ironizon keq Ministren Etilda Gjonaj: Fle në hotele me 700€ nata, do t’i bëjë namin gjyqtares që bën Tik-Tok me veshje Gucci!

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blogeri Olti Curri, i ka kujtuar Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, skandalin me ‘faturat e kripura’ që vërtetonin se zyrtarja e qeverisë Rama kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze. Vetëm pak orë pas deklaratës së Gjonajt, e cila ‘u skup’ sot pas videove të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ku kjo e fundit shihej duke sfiluar në ‘Tik-Tok’.

Në një postim në Instastory, Curri shkruan se pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar këto shifra, i bën ‘namin’ gjyqtares me veshje “Gucci”

Postimi i Currit:

“D.m.th ministrja e Drejtesise qe fle ne hotele me 700€ nata, do ti beje namin gjyqtares qe ben tik tok me veshje Gucci! Kuptoj bukur shume bukur! Sa mire na e bejne!”- shkruan Curri.

Zjarr Tv Ad