Etmond Mancaku promovon këngën me titullin “Pa Qytetin Tim” në emisonin Shkruaj në Akull(VIDEO)

0
42

Këngëtari dhe autori i mirënjohur i një sërë tekstesh muzikore Etmond Mancaku ,zhvilloi një intervistë në Zjarr Televizion me moderatorin Ismet Drishtin, ku u diskutuan çështje nga më të ndryshmet ku një ndër to ishte dhe promovimi i këngës së tij më të re “Pa Qytetin Tim”.

Edhe pse me një karrier të gjatë në botën muzikore, gjatë intervistës  është bërë e ditur se “ironia e fatit” e ka bërë që të heq këngët nga Arkiva pasi paguheshe vetëm 30 dollarë në vit.

Ai vetë ka shprehur që 173 veprat e tij muzikore janë të pa mbrojtura çka do të thotë që ato mund të trasmetohen në televizion pa u bllokuar nga Youtube.

Kënga e tij më e fundit “PA QYTETIN TIM”, jo më kot është përzgjedhur ky titull pasi ai shprehet për ndryshimet që ka pësuar vendi jo vetëm nga ana fizike por dhe nga ana sociale.

Në një fragmet  zoti Mancaku shprehet:”Plako kjo so mo Tirona ime”, pasi me të vërtetë ndryshimet në këtë qytet janë të mëdha, dhe asgjë nuk është si më përpara,në këtë këngë kemi mesazhe të forta që çdo kush duhet ti dëgjoj dhe të gjej veten.

Ky qytet nuk është më i joni,por i personave të cilët e kanë “Privatuzuar”,duke e bërë një qytet “Fantazëm” siç shprehet Mancaku në teksitin e këngës “PA QYTETIN TIM”.M.Cekani