Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Eugena Tomini, është emëruar zëvendësministre e katërt e Shëndetësisë.Kujtojmë, më herët ajo ka qenë, shefe e departamentit të mbikqyrjes në ISHP.
Tomini, ka qenë veçanërisht aktive në muajt e fundit, me daljet e saj publike sa i takon trajtimit të pandemisë në vendin tonë, ku duket se qeveria e ka parë me vend, që ajo të jetë pjesë e organikës së Këshillit të Ministrave.
Ajo është një shtim në stafin që punon me Ministren e Shëndetësisë, së bashku me 3 zëvendësministrat që ishin pjesë derimë tani.
Zëvendësministrat e tjerë të Shëndetësisë janë: Mira Rakacolli, e cila njëherësh është dhe Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.