Eugena Tomini, është shprehur s’e në rast nevoje, do të mbështesë në fushatë për socialistët, por njëkohësisht do të jetë edhe pranë pacientëve, për këdo që do të ketë nevojë.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, njëkohësisht edhe shefja e epidemiologjisë në Instutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka shprehur vullnetin e saj, për të qenë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste.
Në një intervistë për televizionin “Klan Neës”, Tomini u shpreh se në rast nevoje do të mbështesë në fushatë për socialistët, por njëkohësisht do të jetë edhe pranë pacientëve, për këdo që do të ketë nevojë.
Pjesë nga intervista:
Zonja Najada Çomo tani është e para në listën e Partisë Socialiste për Tiranën ose e dyta në një vend në një vend që e bashkëndan me Luljeta Bozon. Edhe ju keni një post që lidhet drejtpërsëdrejti me politikën. Nuk e di cilat janë ambiciet tuaja të mëtejshme? Do të jeni pjesë e kësaj fushate elektorale edhe në pjesën aktive, apo do të vazhdoni të qëndroni në vijën e parë me personat që kanë nevojë për shërbimin tuaj në lidhje me infektimin?
Eugena Tomini: Do të jetë një mbështetje e përbashkët në të dy drejtimet. Mbështes absolutisht Kreyministrin Rama dhe mbështes të gjithë pacientët kudo që kanë nevojë për mua nëse do të lindë nevoja, dera është plotësisht e hapur.
Kur flisni për mbështetje ndaj Ramës, bëhet fjalë edhe për mbështetje nga terreni?
Eugena Tomini: Nëse do t’i lindë nevoja, që s’e besoj një gjë të tillë, pse jo edhe pjesë e terrenit mund të jetë.