“Euro 2020″/ Franca, Turqia dhe Anglia pranë kualifikimit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot do të luhen disa nga ndeshjet e raundit të parafundit në grupet A, B dhe H.

Gjithçka nis me sfidën Turqi-Islandë e vlefshme për grupin ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë tanë. Një barazim i mjafton skuadrës së Senol Gunes për të prekur edhe matematikisht kualifikimin.  Në grupin H sot luhet edhe dueli mes Francës dhe Moldavisë një ndeshje e lehtë në letër edhe për gjelat që nëse triumfojnë kualifikohen për në fazën finale të Euro 2020.

Në grupin A, sfida mes Anglisë dhe Malit të Zi me tre luanët që nëse marrin qoftë edhe 1 pikë kualifikohen zyrtarisht në Euro 2020. Do të kërkojë të ruajë vendin e dytë ndërkohë në grupin B, Portugalia do të sfidojë Lituaninë ndërkohë Serbia që lufton në distancë me luzitanët do të përballet me Luksemburgun.

Zjarr Tv Ad