Eurodeputetja qipriote: “non grata” edhe në Azerbajxhan, e arrestuar në Turqi

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas një vendimi të bërë publik nga Ministria e Punëve të Jashtme. Arsyeja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsëritura ekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cenim të rendit kushtetues të Shqipërisë. Theocharous reagoi pas vendimit të Shqipërisë dhe njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Evropian të hënën, ndërsa shpalljen “non grata” në Shqipëri e konsideroi si “titull nderi”. “Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous.

Por kush është eurodeputetja Eleni Theocharous

Eurodeputetja Eleni Theocharous ka lindur në vitin 1953 në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e ‘Lëvizjes Solidare”. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqesuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë. Në vitin 2015 doli si kandidatë e pavarur ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros duke bashkëpunuar me grupet nacionalistë greko-qipriote. Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit apo Komitetit për Punët e Jashtme.Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime. Në mars të vitit 2011, ajo u arrestua sëbashku me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve e të ndërtesave fetare. Ndërsa në vitin 2017, Azerbajxhani lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për eurodeputeten Theocharous dhe dy eurodeputetë të tjerë që ishin mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli. Tashmë, Shqipëria e ka shpallur “non grata” eurodeputeten, sëbashku me 52 shtetas të tjerë, me akuzën se në manifestimet e pak ditëve më parë në Bularat të Gjirokastrës kanë cënuar rendin kushtetues shqiptar, sigurinë publike e kanë bërë thirrje ekstremiste.

Zjarr Tv Ad