Eurokomisioneri për zgjerimin në Tiranë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e negociatave për Ballkanin Përendimor solli sot në Tiranë eurokomisionerin për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama , Várhelyi kërkoi adresimin e shqetësimeve të disa prej vendeve anëtare që u bënë pengesë për hapjen e negociatave në tetorin e vitit të shkuar, duke ju referuar Francës dhe Holandës.

Várhelyi: Ne dëshirojmë të rrisim praninë tonë dhe të kemi më shumë ndikim dhe influencë këtu. Dëshirojm  të jemi një partner i rëndësishëm për rajonin dhe do të punoj fort së bashku me ju kryeministër që kjo të bëhet realitet. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati të hapë negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të ndodhë para Samitit të Zagrebit. Fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka pasur të bëjë me shqetësimet e disa shteteve anëtare dhe duhet ti shikojmë me vëmendje. Po punojmë që të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të ecim përpara me procesin e zgjerimit. Të krijojmë një qasje të re që bazohet në katër parime bazë.

Eurokomisionerin për Zgjerim përcolli edhe njëherë apelin për bashkëpunim mes palëve politike, teksa vlerësoi progresin e bërë me reformën në drejtësi dhe arritjen e marëveshjes për reformën zgjedhore.

Várhelyi: Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë që kjo të bëhet realitet. Do të flas dhe me opozitën që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses edhe pas negociatave. Mirëpres përparimin që është bërë në reformën në drejtësi. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë lajme të mira por kemi ende sfida përpara. Duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin.

Agjenda për Tiranën

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, zyrtari i lartë i BE-së do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Gjithashtu eurokomisioneri ka lajmëruar takime edhe me përfaqësuesit e opozitës, por pa caktuar nëse do të jetë ajo parlamentare apo PD bashkë me aleatët e saj.

Ora 10:30 konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ora 12:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Ora 15:00 takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Ora 16:00 në “Europa House” takim me opozitën

Vizita në Tiranë vjen pas takimeve të eurokomisionerit me përfaqësuesit politikë në Maqedoninë e Veriut.

Në fund të marsit, në mbledhjen e Këshillit Europian pritet të merret vendimi nga shtetet anëtare të unionit në lidhje me negociatat për Tiranën dhe Shkupin.

Varhelyi pas takimeve politike do të vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe qindra banesa të shkatërruara.

Ndërkohë që me 17 shkurt Komision Europian do të mbajë në Bruksel edhe Konferencën e Donatorëve, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad