Tensionet dhe incidentet e djeshme duket se kanë tërhequr vëmenden e mediave të huaja. Euroneës Gjermani ka pasqyruar seancën e djeshme parlamentare në Shqipëri kur kryeministri Edi Rama u godit me vezë nga deputeti i PD Endri Hasa.
Euronews i përshkruan si momente ‘shoku’, ndërsa vijon më tej, se me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
LAJM I PLOTË
Momente shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.
Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.
Partia Demokratike tha se deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojne për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit. Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.
Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.