Europa është këtu, Soreca përqafon 2 të moshuarit: Më mirë s’ka, por pensionistët i kanë lënë përtokë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KORÇË- Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, është takuar gjatë një evenimenti me disa të moshuar. Ajo që vihet re në pamjet e siguruar nga gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj, Soreca shihet teksa i përqafon të moshuarit.

Edhe pse dy të moshuarit nuk dinë të komunikojnë në anglisht me Sorecën, ata dëgjohen t’i thonë se pse nuk na pranon Europa. Ndërkohë, Soreca u kthehet në shqip, duke u thënë se “Eruopa është këtu në Shqipëri”. Ndërkohë i moshuari tjetër dëgjohet t’i drejtohet Sorecës, se gjendja është e mirë në Shqipëri, por megjithatë ai ka ankesë për pensionistët që sipas tij, janë lënë pas dore.

Biseda:

I moshuari: Dëgjo, dëgjo. Jemi Europë.

Soreca: Europa është këtu.

I moshuari: Pse nuk na pranon Europa.

Soreca: Këtu është Europa.

I moshuari: Më mirë se kaq s’ka ku të vejë. Vetëm për ne pensionistët na kanë lënë në tokë fare.

Zjarr Tv Ad