Europa League/ Hidhet shorti, Kukësi “peshkon” Slavia e Sofjes, Teuta përballet me Beitar Jerusalem, Laçi luan në Azerbajxhan

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi, Teuta dhe Laçi, tre ekipet pjesëmarrëse në Europa League, kanë mësuar rivalët e tyre në turin e parë kualifikueses. Nën kampionët në fuqi, Kukësi i Skënder Gegës do të përballet me Slavia e Sofjes, një skuadër e njohur bullgare.Verilindorët do të luaj si pritës, sfidë e cila do të zhvillohet më 27 gusht në stadiumin “Air Albania”.Teuta, fitues i Kupës së Shqipërisë, do të përballet me izraelitet e Beitar Jerusalem, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” më 27 gusht.Nga të tre ekipet shqiptarë pjesëmarrëse në Europa League, vetëm Laçi do të luaj në transfertë, goglat i rezervuan Kesla, ekip nga Azerbajxhani.

Zjarr Tv Ad