Europa League, Milanit i duhet një mrekulli në Londër

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të enjte luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të finaleve të Europa League. Vëmendja do të jetë e përqëndruar në Londër, ku do të përballen Arsenali dhe Milani, me “topçinjtë” që kanë avantazhin e sfidës së parë 2-0. Për kuqezinjtë, çështja e kualifikimit do të jetë një mision në kufijtë e së pamundurës. Kjo, sepse Milani ka mundur të kualifikohet në raundin pasardhës të një turneu europian, pasi ka humbur ndeshjen e parë në “San Siro”, në vetëm një rast nga 7 gjithsej. E komplikuar është çështja e kualifikimit edhe për Lacion, që do të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit. Sfida e parë në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 2-2, gjë që i jep një avantazh të lehtë skuadrës ukrainase. Sfida që do të hapë serinë e përballjeve të Europa League është ajo e orës 17:00, mes Lokomotivës së Moskës dhe Atleticos së Madridit, me skuadrën spanjolle që është e qetë, duke qenë se e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë me rusët. Në “San Mames”, Athletic Bilbao do të presë Olimpikun e Marsejës, me skuadrën baske që do të duhet të fitojë të paktën 2-0 ndaj francezëve, për të qenë mes 8 më të mirave të Europa League. Në Austri, Salzburgu do të presë Borussian e Dortmundit, me këtë të fundit që duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë në Gjermani. Zeniti do të presë Leipzigun në Shën Pjetërburg, ndaj të cilit ka humbur në ndeshjen e parë 2-1. Sot do të luhen gjithashtu edhe sfidat Viktoria Plzen-Sporting Lisbonë dhe Lyon-CSKA e Moskës.

Zjarr Tv Ad