Europa në ‘flakë’ nga vapa, në Francë bie borë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

 

Në një kohë kur e gjithë Europa po vuan temperaturat afrikane në këto ditë të fundit të korrikut, surpriza ndodh në lartësitë e Alpeve franceze.

Reshjet e dëborës kanë bërë që të ndërpritet “Tour de France” dhe është dashur ndërhyrja e mjeteve të rënda për të larguar borën.

Zona alpine franceze është dominuar nga temperatura të ulta të cilat kanë sjellë edhe reshje dëbore. Reshje të cilat kanë prekur edhe malet italiane.

Mediat franceze raportojnë se teksa çiklistët garues po ngjisnin Alpet, moti u përkeqësua dhe stuhia solli reshje dëbore.

 

Zjarr Tv Ad