Europa përsëri nën “kthetrat” e Corona*virusit/ Rritja e frikshme e rasteve të reja ka bërë që ky shtet, nga nesër të mbyllë shkollat, baret dhe restorantet

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese, kundër korona*virusit. Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Europë.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se; nga 14 tetor të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen, deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik, do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke, ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të reasteve me korona*virus brenda një dite, me mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale, është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000.

Ky vend, aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me korona*virus. Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i vik*timave aktualisht qëndron në 1,051.

Zjarr Tv Ad