Eurosong/ Është publikuar klipi zyrtar i këngëtares Anxhela Peristeri që mban titullin “Karma”…

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është publikuar nga faqja zyrtare e Eurovizionit, klipi zyrtar i këngëtares shqiptare, Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti, në arenën ndërkombëtare me këngën “Karma”.

Në klip, Anxhelen shfaqet në një rrugë bosh, fillimisht veshur me fustan të bardhë, duke vijuar më tej me fustan të kuq. Kënga është ripunuar nga versioni që u prezantua në muajin dhjetor.

Kënga është në gjuhën shqipe, ndërsa në klip ka edhe portrete fëmijësh. Klipi mbyllet me Anxhelën që përballet me vetveten. Komentet janë të ndryshme, në faqen në “Facebook” të Eurovizionit.

Zjarr Tv Ad