Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, vjen me not nga Italia në Shqipëri, 92 kilometra për 35 orë e 17 minuta

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatja Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej ofro 34 orësh duke përshkuar 92 kilometra nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.

Buzo e la në mes sfidën vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, por sot rrugëtimi me not drejt brigjeve shqiptare ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Mësohet se Buzo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.

Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orë e 17 minuta. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Zjarr Tv Ad