Evakuimet nga Afganistani/ Flet Blinken: Përpjekjet do të vazhdojnë edhe pas 31 Gushtit…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas debateve që shkaktoi vendimi i Presidentit amerikan Joe Biden, për të mos e zgjatur misionin e evakuimit nga Kabuli përtej 31 Gushtit, sekretari i shtetit Anthony Blinken, përpiqet të sigurojë bashkëkombësit se nuk do të lënë pas asnjë qytetar amerikan, të vendeve aleate apo afganë të tjerë në rrezik. Përpjekjet për t’i nxjerrë ata nga Kabuli nuk do të ndalen, edhe pas fundit të muajit, ishte premtimi i Blinken.

“Më lejoni të jem i qartë për këtë. Nuk ka asnjë afat në përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët e mbetur amerikanë, të cilët vendosin të largohen, bashkë më afganët që kanë qëndruar krah nesh për shumë vite. Kjo përpjekje do të vijojë çdo ditë, pas 31 Gushtit. Ne do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion, diplomatik apo ekonomik, për të ushtruar forcë mbi talebanët në mënyrë që ata të lejojnë njerëzit të largohen nga vendi”, u shpreh Anthony Blinken.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, tha gjithashtu se rreth 1500 amerikanë presin ende të evakuohen nga Afganistani, një shifër që sugjeron se kjo pjesë e operacionit ajror, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund të përfundojë para afatit të vendosur nga Presidentit Joe Biden, për largimin e plotë të trupave nga ky vend, më 31 Gusht.

Zjarr Tv Ad