Deputetja e PD Ina Zhupa ka folur sot në Kuvend dhe ka ngritur shqetësimin se qeveria dhe ministria e Financave mbylli sytë para raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për gjetjet e tyre për kompanitë e inceneratorëve.
“Ishin raportet e KLSH që thoshin se Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja marrin kredi në emër dhe garanci me pronat e shtetit dhe paratë e buxhetit. Ishin raportet e KLSH që thoshin se vendi ku është zgjedhur inceneratori i Fierit e ishte ndryshuar dy herë ishte bërë pa plan.
E kur ne i referoheshim KLSH konsideroheshin si dokumente të thjeshta, rekomandime se nuk i pëlqenin. Sot jemi para një skeme që tregon ku kanë shkuar milionat e shqiptarëve.
Tregon ca emra fiktivë se marrësit e vërtetë të atyre parave ne i dimë por SPAK ende si ka cuar pas hekurave”.
Zhupa ngriti pyetje nëse ka sot ndonjë të arrestuar për inceneratorin e Tiranës dhe “a ka njerëz me pushtet politik që i kanë garantuar këto skema? Patjetër. A duhet të jenë para hekurave? Kjo është detyra e institucioneve të reja të drejtësisë që të reagojnë për inceneratorin e Tiranës të vënë para përgjegjësisë njerëzit me pushtet politik e jo të merren me gjyshin e gjyshen e njerëzit e vdekur që u kanë marrë firmat për skemat e evazionit fiskal”.