Evi Kokalari akuzon Adriatik Lapajn për sponsorizime të majme: 30 mijë euro, vetëm për disa mbledhje

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social facebook disa pamje me të cilat akuzon Adriatik Lapajn lidhur me disa sponsorizime të majme për zyrat që ky i fundit ka përdorur për aktivitetet e lëvizjes së tij.

Sipas Kokalarit, Lapaj ka deklaruar se kjo lëvizje do mbahet me donacione të vogla të popullit, por po shpenzon sikur të ishte foltorja e Sali Berishës.

“Vetëm në muajin e fundit, lëvizja populiste e frymëzuar nga aktivistet e Sorosit, në bashkëpunim me grupin Meta/Hysenbelliu kanë harxhuar mbi €30,000 për disa mbledhje/aktivitete që kanë bërë.

Në fakt për eventete tyre, përdorin kompaninë “North Pro Films”, një kompani me bazë në UK që cmimet i shkojnë mbi €2500 për event/miting, ka shkruar Kokalari.

“Ndërkohë, duket se zyrat e marra figurojne se e kanë qiranë mbi €2000 në muaj. Salla në Firenze (aktiviteti që kanë sot) është gjithashtu €2500 plus kostot e udhëtimit dhe filmimit, mund te shkojë tek €10,000” është shprehur ndër të tjera ajo.

Zjarr Tv Ad