Evi Kokalari del me mesazhin e fuqishëm: Me rikthimin e Berishës, 2022 do të jetë një vit i mbarë për shqiptarët

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akstivistja Evi Kokalari, ka shprehur hapur mbështetjen për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku ka qenë e pranishme në disa nga “Foltoret”, që Berisha ka zhvilluar nëpër qytete të Shqipërisë. Kokalari me anë të një postimi në rrjete sociale, është shprehur se me Berishën në krye të PD-së, viti 2022, do të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Postimi:

Në 2022, PD do të ketë kryetar Sali Berishën”, kështu shkruan aktivistja Evi Kokalari në një postim të fundit në facebook. Kokalari beson se 2022, do të jetë një vit i mbarë për Shqiptarët, me rikthimin e Berishës.

Në 2022, Sali Berisha bëhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës së konsoliduar, të ripërtërirë dhe të fuqizuar, që do t’i japë fund regjimit monistik të Edi Ramës. Viti i ardhshëm do të jetë padyshim një vit i mbarë për Shqipërinë”, shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad