Evi Kokalari dorëzon në SPAK padinë ndaj Ervin Salianjit: Im shoq dy herë ka qenë në Greqi, s’ka lidhje me “Agimin e Artë”

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët ka depozituar në SPAK këtë të hënë padinë ndaj deputetit Ervin Salianji.

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari bën me dije se padia e ngritur ndaj Salianjit është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit, i cili tha se bashkëshorti i Evi Kokalarit ka qenë pjesë e Agimit të Artë në Greqi, ajo mohon akuzat e tij dhe sqaron se burri i saj nuk ka lidhje me politikën atje.

Postimi i Evi Kokalarit:

Padia ndaj Ervin Salianji sot u depozitua në Spak. Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari. Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.

… dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri. Një faleminderim të veçantë avokates Endira Bushatit, që i është dhënë me shpirt mbrojtjes time.

Zjarr Tv Ad