Evi Kokalari jep detaje për foltoren e Berishës në SHBA: Do të jetë madhështore! Do të vijnë demokratë nga shtete të ndryshme…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane gjatë një lidhje në skype në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka zbuluar disa detaje nga foltorja e 5 dhjetorit të Sali Berishës me demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kokalari ka konfirmuar se pjesëmarrja e foltores në Amerikë do të jetë shumë e madhe ndërsa zbuloi se Berisha do të jetë live ku do të pyetet njësoj sikur të ishte prezent në sallë. Gjithashtu Kokalari përgënjeshtroi zërat në media duke theksuar se nuk do të marrë asnjë posta nga Partia Demokratike

“Personi që po e organizon foltoren në SHBA është një djalë që ka qenë në Forumin Rinor të PD, po bën punë fantastike për ta bërë këtë, do të ketë shumë njerëz të dielën. Do vijnë njerëz nga California, Florida, Teksas dhe shumë vende të tjera. Berisha do të jetë me Skype gjithë kohës në foltore, kurse unë do të jem në sallë me njerëzit, nuk do të jetë problem komunikimi. Berisha nuk e ka të jetë prezent, Berisha do tu përgjigjet demokratëve në SHBA.

George Soros ka futur rrënjët shumë thellë, gazetarët janë marrë në Amerikë me këtë problem sic ju shqetëson juve edhe ne na shqetëson në Amerikë, kurse kongresmenët të ndryshëm janë informuar nga mediat për shpalljen non grata të Sali Berishës.
A do të marrë postin e nënkryetares së PD për diasporën? “Nuk është e vërtetë , e përjashtoj si mundësi”, përfundoi Kokalari.

Zjarr Tv Ad