Evi Kokalari: Mos ia vidhni medaljen Luizës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktisvistja e Partisë Republikane të SHBA-ve, Evi Kokalari, shkruan në rrjete sociale se fitorja e Luiza Gegës e ka trishtuar, jo sepse nuk e bën krenare, por kur shikon lotët e saj dhe flamurin shqiptar që mban në krahë, dhe nga ana tjetër sheh politikanët që e shkatërruan Shqipërinë të krenohen me të, i krijon një boshllëk që kthehet në trishtim.

Kokalari shprehet e trishtuar për talentet që kanë ikur nga Shqipëria sepse nuk kanë kushtet bazë për të avancuar sado pak në karrierën e tyre ndërsa shton se kjo fitore i përket vetëm Luizës, dhe askujt tjetër.

Statusi i Evi Kokalarit
T’ju them të drejtën fitorja e Luiza Gegës mua më trishtoj, jo sepse nuk të bën krenare, por kur shoh lotët e saj dhe flamurin Shqiptar që mban në krahë, dhe nga ana tjetër shoh të gjithë politikanët që e shkatërruan Shqipërinë të krenohen me të, më bëhet një boshllëk në stomak që kthehet në trishtim të plotë, trishtim për të gjithë talentet që kanë ikur nga Shqipëria sepse nuk kanë kushtet bazë për të avancuar sado pak në karrieren e tyre. Kjo fitore i përket vetëm Luizës, askujt tjetër.

Zjarr Tv Ad