Evi Kokalari: Një burim serioz më tha, se një nga pronarët e kullës është ortaku i Shkëlzen Berishës!

0
654
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me ndërtimin kullës “Mali i Tiranës” në qendër të Tiranës.

Ajo është shprehur se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës.

Madje ajo shkon edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës.

Statusi i plotë:

Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë Gim Zeqo dhe Ilir Shtufi, ortaku i Shkelzenit. Ky projekt i eshte dhene Rames per aprovim besoj dikur nga vera e kaluar. Tashti më thoni ju – mendon njeri që Rama do aprovojë nje projekt të këtij niveli, pa ditur kush janë pronaret dhe ortaket e tyre?

Cim Peka, qe e shoh te tallet rendshem me opinionin publik (turp me vete se nuk i falet si gazetar dhe drejtor i nje TV), ben mire te bej publike diskutimet e tij me Erion Veliajn vjet, kur ne te gjithe entuzjazmoheshim me kuvendin kombetar dhe zgjedhjet e kryesise, dhe ky gjeniu dilte per vrap me kryebashkiakun dhe negocionin zgjedhjet e ardhshme.

Faktet jane te padiskutueshme ketu.

1-Ilir Shtufi eshte ortak dhe funksionon me parate e Shkelzen Berishes. Nese jo, Nova Construction te bej publike te gjithe financiat e kompanies, hyrjet dhe daljet e parave per 15-20 vitet e fundit.

2-Ky projekt eshte paraqitur per aprovim tek Rama vitin e kaluar kur te gjithe politikisht po beheshin gati per garat e Bashkive, dhe leja e ndertimit eshte aprovuar ne 8 Mars 2023, vetem nje jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bente pazare me Ramen sic bente Alibeaj.

Shanset jane qe Kellici nuk ishte i vetmi qe ju ofrua ne pjate te argjende Rames & Velias. Protestat para kryeministrise po ngrinin pazarin. Cdo bashki kishte nje cmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opoziten, nuk lanë në tavoline vetëm bashkine e Tiranës, por tashti kam pikëpyetje dhe për rrethe të tjera, psh Shkodrën!!

Ne fakt, ky projekt eshte shume me i madhe se ai i Kastratit, dhe vetem nga kjo besoj se shanset jane keta nuk kane shitur vetem zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025. Të ndertosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesesh voten e demokrateve që te mbeshteten, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracise, por duhet në menyre absolute te denoncohet në SPAK & DASH.

Per sa i perket pergjigjeve te klanit te Berishes, jam e sigurt qe kane kohe qe pergatiten per kete situate, prandaj e vetmja menyre per te vertetuar qe jane te pafajshem, behet duke verifikuar qe Shkelzen Berisha dhe Ilir Shtufi s’kane lidhje bisnesi bashke. Eshte kaq e thjeshte.

Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter masive! Nderkohe, te gjithe demokrateve te rithemelimit, qe e mundesuan kete kulle me pjesemarrjet e tyre ne protesta dhe fushate, dhe sidomos atyre idioteve qe hidhnin balte mbi mua personalisht kur ngrita zerin per pazare ne kurrizin e atyre vete, ju sygjeroj te shkojne dhe te japin nderimet e radhes perpara kulles, ja ashtu grushtin lart tek temthi, sepse ju jeni produkt i nje rregjimit qe ju tredhoi psikologjikisht, dhe ju ktheu ne dele dhe ushtare te rendomte. Per sa i perket Edi Rames, po qe burre, te anulloje lejen e ndertimit, sic ja kerkoi Shkelzen Berisha! Te pakten derisa SPAK te filloi nje investigim.

Zjarr Tv Ad