Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aktivistja Evi Kokalari, është vënë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit, pas bashkimit të saj me ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndaj saj nuk kanë munguar as akuzat politike dhe lidhjet familjare me Enver Hoxhën.
Kokalari ka reaguar sërish në rrjetet sociale dhe ka publikuar një intervistë të vitit 2019, ku tregon raportin e familjes së saj me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Postimi i Kokalarit:
“Për ata që aludojnë pa fakte; – po rindaj këtë intervistë të 2019 e cila flet në detaje për familjen Kokalari, persekutimit të tyre dhe lidhjeve me Enver Hoxhën.”, shkruan Evi Kokalari.