Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpalosur sot nga “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës, tre pika që sipas saj duhet të jenë parësore për PD.
E ndërsa zërat se Kokalari është e përzgjedhura e Sali Berishës për kryetare të PD-së shtohen, ajo sot ka shpalosur këto tre pika, ku një prej tyre është vaksinimi me detyrim, për të cilën është shprehur kundër.
Pjesë nga fjala e Kokalarit në Durrës:
Rëndësi më e madhe do t’i jepet më shumë rëndësi të përndjekurve, sepse ata janë më së shumti të djathtë. Kanë luftuar komunizmin.
Një hapësirë do t’i jepet edhe diasporës. Ju keni nevojën e diasporës dhe diaspora ka nevojë për të qenë më shumë prezente në Shqipëri.
Pikën e fundit, ma kanë kërkuar shumë që të flasë, unë flas nga pikëpamjet e mija politike. Për mendimin tim vaksinat nuk mund të jenë të detyrueshme.