Evi Kokalari: Shumë shpejt do të kemi kreun e ri të PD-së

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari ka marrë fjalën në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë, Kokalari është shprehur se shumë shpejt do të kemi kryetarin e ri të PD-së, sapo të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë.

‘Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.

Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA’, – tha Evi Kokalari gjatë fjalës së saj në ‘Foltoren’ e Vlorës.

Zjarr Tv Ad