Evi Kokalari sulmon ashpër Lulzim Bashën

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari nuk i ndahet sulmeve ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se ka dalë parashikimi i saj për Bashën, që sipas saj ai është një shtojcë e PS-së.

Postimi i Kokalarit:

“Nuk kam ndërmënd t’ju them që ju thashë për Veliajn, se shumë e kanë të qartë, ama kam që në Maj që ju them se PD-ja e Lulzim Bashas ishte një shtojcë e PS-së.

Mbaj mënd shumë nga këta kundërshtarët e pa epur të Lulit tashti, më sulmuan egër në atë kohë. Personalisht, thjeshtë kisha pyetje si do i fitonte Luli zgjedhjet e 25 Prillit me një fushatë aq të dobët.

Në atë kohë i thashe disa miqve; ‘ky o është budall ose di diçka që ne nuk e dimë’. Rezultoj e dyta. Të paktën tashti s’ka më maska dhe një gjë është e qartë; Shqipëria udhëhiqet nga Cosa Nostra!”.

Zjarr Tv Ad