Evis Kushi: Maturantët që duan të studiojnë për mjekësi do i nënshtrohen një provimi shtesë! Praktika mësimore për të diplomuarit për mësuesi ulet nga një vit në 3 muaj

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar që nga viti i ardhshëm, maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike.

Ajo deklaroi se kjo do të rrisë më tepër meritokracinë dhe transparencën, ndërkohë që theksoi se testimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

“Kemi vendosur që për provimet e maturës në programin mjekësi e përgjithshme maturantët të kemi edhe një provim shtesë i cili rrit edhe më shumë meritokracinë dhe transparencën. Do të jetë një provim në QSHA, si provimet e licencave, krejtësisht i automatizuar ku testi korrigjohet menjëherë.

Ku edhe rreziku i gabimit, edhe koha edhe shpenzimet e administrimit do të jetë më i ulët. Kjo do të pilotohet me programin mjekësi e përgjithshme që është program më i kërkuar dhe ndërkohë kemi qëllim ta shtrijmë edhe për provimet e tjera të maturës”, u shpreh Kushi.

Nga ana tjetër ajo u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. “Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh ministrja.

Zjarr Tv Ad