Evis Kushi refuzoi kërkesën e pedagogëve për rritje page, Sali Berisha: Qëndrim cinik i Edi Ramës! 5 tetori, dita e grevës së përgjithshme

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe pegagogëve, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit ku nuk u arrit dakordësi për çështjen e rritjes së pagave.

Berisha shprehet se Kushi me porosi të Ramës refuzon kërkesat e pegagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale.

Ai shton se PD ofron mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve të cilët kanë paralajmëruar protestë me datën 5 tetor.

“Qendrim cinik i Edi Rames ndaj pedagogeve te universiteteve! Zonja Kushi me porosi te Rames sillet si zonja Askushi!

Ajo, ne emer te Edit refuzon kerkesat minimaliste te pedagogeve per pagat dhe kushtet tjera minimale per universitetet. Pedagoget shpallin 5 tetorin diten e greves se pergjithshme! Mbeshtetje te plote pedagove greviste! Denim qendrimit cinik te Edi Rames!”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad