Exclusive/ Hedh plehrat nga ballkoni, thyen xhamin e makinës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Problemi i mbeturinave eshte nje tematike qe eshte trajtuar disa here dhe vazhdon te trajtohet ende. Kohëve të fundit hedhja e mbeturinave vend e pa vend e sidomos nga dritaret e banesave është shndërruar në dukuri të zakonshme. Ky fenomen është bërë një “problem” për shumë qytetarë të cilët duke dashur të kursejnë kohën dhe mundin gjejnë zgjidhje jo të duhura për hedhjen e mbeturinave.

Mos u çudisni, ndodh edhe kjo! Mëngjesin e sotëm  në Tiranë ka ndodhur rasti ku një qytetar i papërgjegjshëm ka hedhur mbeturina nga ballkoni i banesës ku për pasojë ka shkaktuar dhe një dëm të një qytetari duke i thyer kështu xhamin e parmë të mjetit tip ‘Benz’ të cilën e kishte parkuar poshtë pallatit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje pas denoncimit të bërë nga ana e pronarit të makinës.

Nje gje e tille shihet mjaft mire edhe ne pamje dhe nuk ka nevoje per koment. Padyshim, qe nje situate e tille e krijuar nga vet qytetaret krijon nje imazh negativ, por edhe shqetesues.

Shpresojmë që njerëz të tillë të ndërgjegjësohen nga ky ”krim” i dyfishtë së pari duke ndotur mjedisin dhe së dyti duke i shkaktuar dëm një qytetari, pasi respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten e më pas për njëri-tjetrin.

Zjarr Tv Ad