“Exit Pollet” e shpallin fitues, Balla uron Macron: Fitore e rëndësishme për Evropën e Bashkuar

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka uruar fitoren e dytë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla thotë se kjo është një fitore e rëndësishme për Evropën e Bashkuar kundër ekstremizmit të së djathtës ekstreme.

“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës”, shkruan Balla në postimin e tij i cili ka ardhur vetëm pak minuta pas publikimit të retultatit të Exit Poll, ku Macron dilte fitues me 58% të  votave.

Zjarr Tv Ad