Fabrika përpunon mbetje shtazore, banorët e Lezhës në protestë: Ndot ajrin

0
28

Banorët përreth zonës industriale në Lezhë protestuan për të disatën herë kundër një fabrike të përpunimit të mbetjeve shtazore. Ata thonë se fabrika gjeneron ndotje, ndërsa institucionet heshtin përballë situatës. Ndërsa përfaqësuesit e firmës thonë se ata respektojnë standardet.

Aroma e rëndë që lëshon përpunimi i mbetjeve me origjinë shtazore në ish-zonën industriale të Lezhës ka ngritur sërish në protestë banorët që jetojnë përreth.

Ata thonë se prej muajsh kjo fabrikë gjeneron ndotje në ajër, duke ju rrezikuar shëndetin.

Këta banorë kanë depozituar ankesën e tyre dhe në institucionet përgjegjëse por thonë se janë përballur me heshtjen e tyre.

Kjo është proteste e 4 e banorëve të ish-zonës industriale në Lezhë dhe shqetësimi i tyre vijon të mos marrë vemendje.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e fabrikës pretendojnë së ky investim i ploteson të gjitha standartet evropiane dhe nuk krijon ndotje të mjedisit.