Facebook ashpërson rregullat e reklamimit para zgjedhjeve në BE

0
1164
A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Facebook ka njoftuar se ka ashpërsuar rregullat lidhur me reklamimin politik para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

Një nga rrjetet botërore më të popullarizuara sot bëri të ditur se një masë e tillë merret për të parandaluar ndërhyrjen e huaj dhe për të rritur tranparencën para zgjadhjeve në maj të këtij viti.

Kompania njoftoi se do të kërkojë nga reklamuesit politik që të konfirmojnë se ndodhen në njërën nga vendet e BE-së. Njëkohësisht është vendosur që blerësit e hapësirës reklamuese duhet të konfirmojnë identitetin e tyre.

Facebook gjithashtu do të përmirësojë bazën e të dhënave të saj të reklamave, duke përfshirë zgjerimin e aksesit në mënyrë që grupet e jashtme të mund të analizojnë publikimin e reklamave politike ose të tjera.

Kompanitë e teknologjisë nga Lugina e Silikonit kanë qenë nën presionin e autoriteteve të BE-së për të bërë më shumë për të parandaluar që platformat e tyre të përdorin grupet, përfshirë edhe ato nga Rusia, që të ndërhyjnë në zgjedhje.

 

Zjarr Tv Ad