Facebook bllokon djalin e Kryeministrit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, thotë se Facebook i ka bllokuar profilin për 24 orë. Arsyeja lidhet me përmbajtjen e disa postimeve të tij kundër palestinezëve dhe myslimanëve.

Edhe javën e kaluar, Facebook i fshiu një postim Yair Netanyahu, i cili kërkonte hakmarrje për vdekjen e dy ushtarëve izraelitë të vrarë nga një palestinez.

Djali i Kryeministrit akuzoi Facebook për gjuhën e urrejtjes dhe shprehu zemërimin ndaj rrjetit social. Bllokimin e profilit të tij, e konsideroi “të pabesueshme”. Deklaratën e bëri në rrjetin tjetër social, “Twitter”.

Një zëdhënës i Facebook reagoi duke thënë se djali i Kryeministrit izraelit kishte bërë disa postime që përmbanin deklarata që nxisnin urrejtjen, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e rrjetit më të madh social. Zëdhënësi konfirmoi se Facebook do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet politikën e saj ndaj postimeve të tilla.

 

Zjarr Tv Ad