Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe, të cilat “nxisin urrejtjen”. Bllokimi përfshin Partinë Kombëtare Britanike, ish-liderin Nick Griffin, Lidhjen e Mbrojtjes Angleze dhe Frontin Kombëtar. Në listë është edhe Britania e Parë, e cila ishte bllokuar më parë, por veprimi i fundit do ndalojë ndihmën e saj nga shërbimet e firmës amerikane. Kompania Facebook ka marrë këtë vendim sepse politikanët dhe Partitë politike ishin përfshirë në një mision që nxisnin dhunën dhe urrejtjen.
“Individët dhe organizatat që përhapin urrejtjen, sulmet dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve nuk kanë vend në Facebook”, shtoi rrjeti gjigand në një deklaratë.
Ndalimi përfshin:
Partinë Kombëtare Britanike dhe ish-liderin Nick Griffin
Britaninë e Parë, liderin Paul Golding and ish-deputeten Jayda Fransen
Liga Angleze e Mbrotjes dhe themeluesin Paul Ray
Fronti Kombëtar dhe lideri Tony Martin
Jack Renshaw, një neo-nazist që bëri komplot për të vrarë një deputet të Partisë Laburiste
Facebook bllokon parti e politikanë për nxitje të urrejtjes
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...