Fahri Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vitizën e të dërguarit të SHBA, Gabriel Escobar, në Shqipëri dhe takimin me Lulzim Bashën.
Balliu tha se takimi me Bashën ishte një gjë normale, për shkak se ai është kryetar i PD, megjithatë ai tha se amerikanët edhe kur u kujtuan më në fund për opozitën, sërish zgjodhën Lulzim Bashën, që është afër me qeverinë.
Është krijuar një shprehi e tepruar në mbrojtje të qeverisë në raport me opozitën. Tani që u kujtuan për opozitën, kanë zgjedhur sërish njeriun që është më afër me qeverinë”, tha Balliu.
“Kemi dy plane, një plan të brendshëm të ngritur nga media qeveritare që është edhe pranë Bashës, që Escobari po vinte me kosore, me fletëarresti… E konceptuan si një avion B-52, që do të bënte namin.
Na fakt zotëria është korrekt në detyrën e vet. Tregoi se në preferencë të tij është kryetari i opozitës, sepse ai është kryetar i PD.
Kam një kujtim nga patër Zef Pëllumbi që thoshte, diplomacia amerikanë i korrigjon gabimet me luftë.
Është krijuar një shprehi e tepruar në mbrojtje të qeverisë në raport me opozitën. Tani që u kujtuan për opozitën, kanë zgjedhur sërish njeriun që është më afër me qeverinë.
Ai thotë do të vish në Washington dhe nuk e di që, në datën 11 ai (Basha) ka një problem tjetër.
Gjithë këtë e shkakton papjekuria e shoqërisë shqiptare dhe militantizmi i tepruar…
Duke përmendur korrupsionin, këtu kryetari i kryetarit të kryetarëve të korrupsionit është kryetari i qeverisë”, tha ndër të tjera Balliu.