FAKT/Gruaja e Ylli Ndroqit, konsullë nderi e Kosovës në Vlorë

0
913
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në listën e pronave të çiftit Ndroqi (Pasmaçiu) të sekuestruara dje me urdhër të SPAK, janë dhe disa makina luksi me targa diplomatike.

Thuajse gjithë biznesmenët e Tiranës spikatin për luksin e automjeteve dhe Ndroqi nuk bënte përjashtim. Por Ndroqi njihej në qarqet e biznesit në për “fiksimin” për t’i pajisur këto mjete me targa diplomatike.

Për këtë duhen titujt diplomatikë.

Vetë Ndroqi ka qenë më herët konsull nderi i Meksikës në Shqipëri, status që i jepte të drejtën e lëvizjes me targa diplomatike.

Disa e ironizonin duke ia justifikuar këtë mani, si edhe atë të truprojave me ngjyrë, me vanitetin dhe dëshirën e tij për të rënë në sy.

Në fakt, makinat me targa të tilla janë imune ndaj kontrolleve policore.

Siç shihet nga kjo shkresë e botuar nga mediat në Kosovë, talenti diplomatik i Yllit me sa duket ka rastisur ngjitës. Edhe bashkëshortja është angazhuar fuqishëm në të njëjtën fushë. /

Dokumenti ku Mimoza Ndroqi, bashkëshortja e Ylli Ndroqit, emërohet Konsulle nderi e Kosovës në Vlorë

I.K.//Shqiptarja.com TAG:

  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

      
Komento

Komente

  • Bukra:04/08/2020 11:33

    Normal, bukra dhe kur shkonte ne pub, me badigard me gjithe kte idiotin.. Kta pinin, ata gabelet rrinin si trungje.. po si ka q.. njeri naiher neper rruge As kudo kane shku, po nejse. Kshu eshte kur ska shtet, veshe me imunitet lloj lloj debili, Ka dhe shume tjere “Konsuj e konsullesha ne shqiperi” sjane me mire se kta..

    Përgjigju

Zjarr Tv Ad