Fakulteti Ekonomik/ U dhunuan pasi mbrojtën shoqet nga ngacmimi, reagon Kule

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekani i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Dhori Kule, kërkoi që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë të dhunimit të disa studentëve të këtij fakulteti.

Kule tha se ngjarja ka ndodhur dje pasdite.

“Një pedagoge e fakultetit më sqaroi se janë futur në leksion dy djem, që nuk ishin pjesë e klasës. Këta djem grindeshin me një prej djemve të grupit. Ka qenë grupi i studentëve që i ka kërkuar pedagoges që ta nxjerrin jashtë,” tha Kule.

Sipas tij, sherri ka vazhduar më pas në ambientet e jashtme të godinës.

“Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë, duhet të përgjigjen para ligjit,” tha ai.

Ndërkohë raportohet se studentët janë dhunuar për shkak se mbrojtën shoqet e tyre nga ngacmimet e djemve që erdhën në klasë.

Nga sherri ka pasur të lënduar.

Zjarr Tv Ad