Kryeministri Edi Rama përshëndet përfundimin e negociimit teknik të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Janë 500 mijë shqiptarë që do u njihen pensionet në vendin fqinj.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, thotë Rama, duke e konsideruar këtë marrëveshje një përpjekje të gjatë dhe thuajse të pamundur.
“Lajm i mirë. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan kryeministri.