“Faleminderit Kolonja”, Erion Isai fiton 65% të votave dhe një mandat të dytë si kryebashkiak

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai ka shpallur fitoren me një postim në llogarinë e tij në Facebook. Isai merr kështu mandatin e dytë rradhazi teksa fitoi besimin e qytetarëve të Kolonjës.

Nga 25 kuti të numëruara, Isai ka arritur të fitojë 64% të votave, saktësisht 3,491 vota, kundrejt 1,964 votave të Et’hem Lumanit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Kanë mbetur ende edhe 3 kuti për t’u numëruar por sido që të jetë rezultati, përfundimi nuk mund të ndryshohet pasi matematikisht është siguruar fitorja.

Zjarr Tv Ad