“Falenderojmë partnerët tanë”, DASH publikon LISTËN: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia po presin afganët (Cilat janë shtetet e tjera)

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), publikon listën e vendeve që kanë pritur dhe do të presin shtetasit afganë dhe amerikanë që po zhvendosen nga Kabuli. Nga Ballkani janë vetëm Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Gjatë disa ditëve të fundit, ne kemi mobilizuar një përpjekje globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere, dhe natyrisht afganët në rrezik nga Kabuli,” është shprehur zëdhënësi i DASH Ned Price.

Lista e shteteve është mjaft e gjatë, por bie në sy se nga vendet e Ballkanit Perëndimor, veç tre të sipërpërmendurave, nuk ka të tjera.

“Ne shprehim falënderime të veçanta për partnerët tanë në të gjithë globin të cilët kanë qenë të rëndësishëm në këtë operacion në të gjitha pjesët e tij të shumta. Bahreini, Danimarka, Gjermania, Italia, Kazakistani, Kuvajti, Katari, Taxhikistani, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Uzbekistani kanë qenë ose do të jenë së shpejti duke kaluar tranzit amerikanët ose në disa rrethana, të tjerë, përmes territoreve të tyre drejt sigurisë”, ka thënë ai.

“Shqipëria, Kanadaja, Kolumbia, Kosta Rika, Kili, Kosova, Maqedonia e Veriut, Meksika, Polonia, Katari, Ruanda, Ukraina dhe Uganda kanë bërë gjithashtu oferta bujare në lidhje me përpjekjet e zhvendosjes për afganët në rrezik,” përmbylli zëdhënësi i DASH Ned Price.

Zjarr Tv Ad