Në mars të këtij viti, në parlament u miratua ligji sipas të cilët do të faleshin gjobat për rreth 140 mijë automjete në Shqipëri. Por edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga zyrtarizimi i amnistisë numri i personave të interesuar është tejet i ulër. Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë kohë nga afati vetëm 10 % e drejtuesve kanë aplikuar për të përfituar nga kjo amnisti.
Rakip Duka, Drejtor DPRRTSH: Falje pjesore që falin kamatvonesat për mjetet për periudhën janar 2011-dhjetor 2014. Nga ky efekt i ligjit të faljes janë 1076 mjete që janë paraqitur kanë falur kamatvonesën me kushtin që kanë paguar principalin dhe kamatvonesat pas vitit 2014.
Sipas qarqeve interesi më i madh për të përfituar nga ky ligj e mban Tirana e ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Korça.
Rakip Duka, Drejtor DPRRTSH: Regjistrimet më të mëdha janë drejtoria rajonale e Tiranës 2500 mjete, Durrësi 1200 mjete, Fieri 1200 dhe Korca 1300 mjete.
Sipas llogaritjeve efekti i amnistisë prek shifrën e 1 miliard lekëve. Megjithatë pas datës 31 dhjetor Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor do të fshijë nga regjistrat të gjitha ato mjete që nuk kanë kryer asnjë detyrim deri në 2010 dhe kjo listë do ti kalohet policisë rrugore e cila do të realizojë bllokimin e këtyre mjeteve.