Falsifikohet firma e delegatit të Vlorës, Nika: Kam firmosur për 11 Dhjetorin

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon të thellohet skandali me emrat e lexuar nga Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa për kuvendin e datës 18 dhjetor.

Në redaksinë e SYRI-t ka ardhur edhe një tjetër denoncim nga delegati i Vlorës Elidon Nika, i cili ka theksuar se i është falsifikuar firma, pasi ai ka firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Dëgjova ne TV emrin tim si delegat ne kuvendin e dt 18 dhjetor 2021. Deklaroj nen pergjegjesine time te plote se nuk me eshte paraqitur asnje formular per kuvendin e dt 18 dhjetor 2021. I vetmi formular qe me eshte paraqitur per te firmosur, dhe e vetmja pjesmarje ime eshte kuvendi i dt 11 dhjetor 2021. Me respekt Elidon Fadil Nikaj”.

Zjarr Tv Ad