Tragjedia e Himarës, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia në breg të detit ka shokuar mbarë opinionin në Shqipëri.
Vajza e mitur ishte kthyer me familjen e saj nga emigracioni për të shujuar pushimet në atdhe, por papërgjegjshmëria e drejtuesit të gomones, i cili sipas dëshmitarëve po kryente manovra të rrezikshme në afërsi të bregut, i shkaktoi vdekjen.
Sakaq, familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ndërsa një familjar njofton se ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme në Laprakë.
Postimi i Ismet Avdisë:
Shokë dhe miq, ju njoftojmë me hidhërim të thellë vdekjen e mbesës tonë Jonada Bledar Avdia, në moshën 7 vjeçare, nga një aksident tragjik në plazhin e Himarës.
Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, në adresën: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afër Intesa San Paolo Bank Laprakë.