Familja e Gegës vjen nga Amerika për titullin, trajneri shfaqet në fushë me nipin e vogël

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kampin e Partizanit sot është një festë, teksa për takimin ndaj Kukësit, tribuna është rezervuar për shumë legjenda dhe ish-lojtarë të kuq.

Një surprizë e veçantë ishte edhe për Skënder Gegën. Nga Amerika e largët, familja e tij kishte udhëtuar për të qenë pranë njeriut të tyre në një ditë historike për trajnerin e Partizanit.

Në fushë, teksa ekipi kryente stërvitjen, Gega kishte marrë edhe nipin e tij, për të ndjekur lojtarët. Në një moment, nipi u ul bashkë me Gegën, edhe në stolin e Partizanit, ku ngjante si “ndihmësi” i tij.

 

Zjarr Tv Ad