Elia Zaharia dhe Princi Leka, kanë postuar foton e parë të kartolinës së tyre familjare, duke uruar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët.
Vëmendjen më të madhe, e mori princesha Geraldinë. E vogla erdhi në jetë më 22 tetor, që u pagëzua me emrin e stërgjyshes.
Familja mbretërore, ka pozuar në një pemë Krishtlindjesh, të zbukuruar me Geraldinën e vogël në krahë.
Të dashur miq e dashamirës!
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra,
Ne të tre…”, ka shkruar Elia.