Familja në Klos refuzon dëmshpërblimin nga qeveria për tërmetin, banorët: Shteti po tallet me ne

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ndër familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Bashkinë e Klosit është edhe kjo e Hakik Kadiut nga fshati Bejnë. Ndonëse sipas familjarëve, banesa është shpallur nga Komisioni si e pabanueshme, qeveria këtë vit akordoi në ndihmë të tyre vetëm 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Por të zotët e shtëpisë Hakik e Pashe Kadiu thonë se 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra që i ka akorduar shteti nuk mjaftojnë për të vendosur qoftë dhe një derë dhe jo më për të ndërtuar banesën, që komisioni i verifikimit i ngritur në atë kohë e ka nxjerrë të pabanueshme. Hakiku e konsideron këtë tallje, ndërsa e shoqja e tij thotë se do të refuzojë marrjen e këtij fondi nga qeveria.

Kryefamiljari Hakik Kadiu thotë se ndjehen të rrezikuar për jetën teksa vijojnë të jetojnë ende në këtë banesë e tejet dëmtuar nga tërmeti, që nga çatia e deri tek themelet.

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 janë trajtuar me bonus qiraje nga shteti, por kjo familje thotë se as atë nuk e ka përfituar. /BW

Zjarr Tv Ad