Pólicia ka dhënë detaje lidhur me familjen që rrezikoi të mbyten në plazhin e Gjipes. Mësohet se në breg në gjendje të mirë janë nxjerrë babai dhe dy djemtë e tij, ndërkohë që gruaja vijon të jetë e humbur në det, dhe dyshohet që të jetë mbytur.
Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djemtë e tyre kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.
Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Pólicisë Kufitare dhe të rojës bregdetare për shtetasen M.R.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i pólicisë kufitare:
Pólicia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.
Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.
Shërbimet e Pólicisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.
Shërbimet e Pólicisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.
Si rezultat i operacionit të përbashkët të Pólicisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Pólicisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.